Personat që kanë probleme me venat e zgjeruara i dinë mirë vështirësitë që sjell vera dhe temperaturat e larta Nxehtësia zgjeron enët e gjakut dhe intensifikon probleme të tilla si dhimbje, kruajtje, ndjesi djegieje, therje dhe rëndim në këmbë.
Me fjalë të tjera, atyre që kanë sëmundje venoze në mënyrë të pashmangshme u përkeqësohet gjendja,mund të shfaqen inflamacion, ekzemë venoze ose njolla të kuqe në këmbë. Këto janë probleme që përkeqësohen ndjeshëm në periudhën e verës dhe shpesh pacientët thonë se kur vjen vera është më e keqja për ta.
Si të shmangni përkeqësimin?
Mjekët kanë zbuluar se si të shmangni përkeqësimin e venave të zgjeruara në vapë. Në këtë gjendje, është e nevojshme të “veproni” në disa drejtime njëherësh, para së gjithash, duhet të ndryshoni ushqimin dhe të pini më shumë lëngje.
Temperatura e lartë kontribuon në zgjerimin edhe më të madh të venave, dhe gjaku rrjedh shumë më ngadalë, gjë që mund të çojë në shfaqjen e mpiksjes së gjakut.
Gjithashtu rekomandohet që të lëvizni më shumë, të jeni më aktiv fizikisht dhe ekspertët rekomandojnë not, çiklizëm dhe ecje në natyrë.
Është gjithashtu e rëndësishme të pini më shumë lëngje, të mos qëndroni shumë në diell, si dhe të bëni dush (sidomos këmbët) me ujë të nxehtë dhe të ftohtë të alternuar.