Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku mes të tjerash dha një lajm shumë të bukur.
Ai tha se ka vendosur të lërë Amerikën dhe të kthehet në atdhe pasi i mungon shumë publiku shqiptar.
“Jam emocional, sepse një një artist duhet të jetë shumë emocionale. Kur ikin njerëzit, edhe ai që ka mllef, ka mall. Kur të thotë fmia 11 vjeç më mirë të jem fëmija e Frederik Ndocit në Shqipëri sesa fëmija i një amerikani në Amerikë.
Vendimi ishte unanim. Vendimi është i vështirë, të ikësh si artist jashtë është akoma më e vështirë.
Më ka munguar publiku shqiptar, kam qejf të ledhatohem, nuk ka si publiku shqiptar. Jam kthyer përfundimisht në Shqipëri.Imagjino mos të jetë ky popull ditën e fundit të jetës, atje je vetëm vijnë katër vet dhe një qen. Prandaj, më mirë këtu!”, u shpreh Frederiku.