Përveç finalistëve, në finalen e madhe të Big Brother VIP ishin edhe të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme, të cilët para fillimit të spektaklit parakaluan në tapetin e kuq.
Ata morën vëmendje me elegancën dhe dukjen me shumë shije për të cilën ishin kujdesur deri në detajin e fundit. Pa vëmendje nuk ka kaluar pa këngëtarja, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një dukje unike, trupore ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”.
Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.
Foto nga paraqitja e mbrëmshme postoi edhe vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram gjatë ditë së sotme (e shtunë).
Ndërkaq, kujtojmë që Beatrix hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP si befasi për të dashurin e saj, Donald Veshaj për të cilin performoi një këngë dhe pati edhe një takim romantik.
Fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri, ndërsa 3 finalistët e tjerë fituan nga 10 mijë euro secili, përvec dhuratave dhe surprizave të shumta.