Një ish-efektiv i forcave RENEA u vetëplagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bledar Beluliu vetëplagos në këmbë gjatë ditës së djeshme, në zonën pranë Casa Italias.
Beluli nuk është një emër i panjohur, ndërsa në vitin 2019 u përfshi në një tjetër ngjarje. 37-vjecçari u rrëzua në një greminë në Theth, ku u nxor pas shumë orësh përpjekjesh nga ekipet e kërkimit dhe policia. Gjatë aksidentit, Bledar Beluli pësoi thyerje në disa pjesë të trupit, krah, shpatull, në zonën e legenit dhe shumë fraktura të tjera.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi i mbrëmshëm nuk e ka kapur në zona delikate. Mësohet se armën ish-efektivi e ka pasur me leje, por nuk dihen ende rrethanat nëse është vetëplagosur nga pakujdesia, apo ka dashur që të lëndojë veten e tij.
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë mbrëmjen e djeshme. Beluli kishte humbur disa vite më parë të vëllanë e tij.