Për rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, në kundërshti me verdiktin reaguan disa prej miqve të Donaldit, përfshirë Elgit Dodën dhe partneren e tij, Klea Huta.
Deri në këtë moment, një reagim nuk e ka bërë Donaldi apo vëllai i tij Romeo, i cili përgjatë gjithë aventurës ishte shumë i angazhuar nga jashtë me përkrahje, surpriza e mobilizim të fytyrave publike në një kampanjë shumë dinamike për mbështetjen e Donaldit drejt fitores.
Ndonëse nuk postoi asgjë, ai ka qenë në hapësirat e Top Channel përgjatë spektaklit, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që e ndoqën programin me miqtë.
Pas shpalljes së fituesit, Romeo është dukur i tensionuar në prapaskena. Në një video ekskluzive të siguruar nga Prive.al, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit. Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta çtensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.
Në turmë, andej kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media. Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.
Po ashtu, mësohet se Donaldi nuk ka vazhduar në “after party” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me vëllain, Romeon dhe Trixën.