Videoja e sherrit mes gazetarit italian Giampiero Mughini dhe kritikut të artit Vittorio Sgarbi gjatë emisionit të dytë të “Maurizio Costanzo Show” u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta.

Sipas mediave vendase, gjithçka nisi gjatë një diskutimi për luftën në Ukrainë, ku të ftuar në panel ishin figura të njohura të artit dhe televizionit italian si këngëtari Al Bano prezantuesi Paolo Bonolis etj. Në fjalën e tij Sgarbi tha se nuk mund të ndëshkohen artistët dhe sportistët vetëm sepse janë rusë pasi arti, muzika dhe sporti nuk duhet të ngatërrohen me politikën.

“Që një këngëtar rus të ndalohet të vijë në Itali është një formë fashizmi e perëndimit. Një këngëtar, tenist, drejtor orkestre apo balerin rus nuk është Putin, janë njerëz që kanë dinjitet dhe dashuri për artin”-u shpreh Sgarbi.

Ndërkohë Mughini tha se ai nuk është dakord me përgjithësimin e figurave të artit apo sportit por u shpreh se në një rast drejtorit të një orkestre ju kërkua që të deklarohej kundër luftës në Ukrainë. Në këto momente Sgarbi, i tensionuar, i tha se ashkush nuk mund të detyrojë askënd të pohojë diçka.

Ndërkohë që Mughini po i kërkonte që të qetësohej Sgarbi e ka ofenduar duke i thën idiot, në ato momente Mughini është çuar nga karrigia dhe e ka shtyrë Sgarbin duke e rrëzuar. Më pas të dy vijuan të ofendonin njëri-tjetrin me fjalë të rënda. U desh ndërhyrja e të pranishmëve që të qetësohej situata dhe prezantuesi kërkoi publicitet.

Kjo nuk është hera e pare që dyshja është përfshirë në debate të ashpra dhe përplasje fizike pasi në 2019 sërish të ftuar në një emission televiziv kanë bërë të njëjtën gjë.

https://youtu.be/fW2jDYTG0_8