Një debat i fortë është zhvilluar mes dy konkurrentëve të ‘Love Story’, Kristti dhe Lili, pasi ky i fundit iu drejtua asaj me fjalën ‘neurotike’.

Zënka mes të dyve ka zgjatur edhe pas programit, kur shkëmbimet kanë vijuar në rrjetet sociale.

Ata kanë thumbuar njëri-tjetrin, ndërsa Lili ka bërë publike disa prej mesazheve me Kristin.

Ditën tjetër Lili nuk është paraqitur në “Talk Love Story” dhe nuk është përgjigjur as në telefon për t’u bërë pjesë e programit.

“Meqenëse kjo është një marrëdhënie e nisur këtu në program do doja shumë që edhe këto sqarime t’i bënim këtu në sy të publikut. Megjithatë Lili prej ditës së djeshme pas transmetimit të programit nuk është përgjigjur më në telefon. Ne e kemi pritur, ajo mungon sot dhe nuk e dimë nëse ky largim është definitiv i saj”, tha gazetari Eni Shehu.

Nga ana tjetër, Kristi ka thënë se nuk e ka sharë Lilin dhe se termi neurotik është term psikologjik. Madje sipas tij, ai mund ta çonte më larg këtë gjë, por tha se do ta përmbajë veten.

“Filmi i Lilit si është biseda vazhdon dhe këtu. Termi neurotik është term psikologjik. Nuk është sharje, është konstatim situate dhe sjelljeje që ka Lili drejt meje dhe drejt njerëzve këtu në përgjithësi. Ajo nuk kupton ca është neurotizmi. Ajo e di shumë mirë vetë që ka qenë gabim. Dhe për këtë gjë që ka bërë sot mund të shkonte shumë më larg, por unë do përmbahem se ashtu lloj tipi jam”, tha Kristi.

Lili vendosi të publikojë në profilin e saj në “Instagram” disa mesazhe që kishte shkëmbyer me Kristin. Ajo pretendonte se këto mesazhe nuk e tregojnë neurotike, etiketim që shkaktoi edhe debatin mes të dyve.

“Nuk je vetëm, nëse ke nevojë për mua, e di që jam këtu”, i ka shkruar Lili.

Ndërkohë Kristi e ka ftuar në hotel. E gjithë biseda ka ndodhur në Dhjetor, në prag të Krishtlindjeve.

“Dua të jem prezent për ty emocionalisht të të bëj shoqëri nëse je vetëm. Dua të të zëvendësoj deri diku familjen. Dhe të pimë një çaj dhe të mos i kalosh Krishtlindjet vetëm. Nëse kjo gjë do të përdoret për lojë dhe show, nuk do vij. Nëse ke nevojë për mua jam aty”, ka qenë përgjigjja e Lilit.

Ajo ka publikuar edhe mesazhe të tjera ku sipas saj ironizonte Kristin.