Të jesh influencër sot, nuk do të thotë që mund të nxjerrësh nga goja, çdo gjë që truri yt formon, e të kërkosh më tej që mos të të ofendojnë, apo të të kthehen kundër.

Por duke qenë se influencër momentalisht në dukje është “profesioni” më i thjeshtë atëherë pse mos e provojnë të gjithë. Ama duhet mbajtur një cak!

Dea Mishel Hoxha u njoh fillimisht nga “Hostel by Anabel”, ishte ajo vajza e lezetshme si Barbie, por pas disa vitesh u transformua. Duket se Dea nga vajzë ekrani e influencër tani po i pëlqen të bëjë edhe humor në rrjetet sociale.

Së fundmi Dea Michel ka publikuar një video me një pyetje që e shqetëson: Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion. E teksa e thotë meket nga të qeshurat.

Tani prisni pak;Fatkeqësisht në Shqipëri e kudo ka shumë fëmijë jetim, por si ndihen ata kur një vajzë kot nga hiçi tallet nga rehatia e kështjellës të saj.

Ky humor i zi na bëri për të qeshur, apo na ngjalli neveri sesi një person influencër i thënçin mund të mendojë kaq cekët. E mos ju vij fare keq kur më pas sulmohen.

Sigurisht që Dea e fshiu videon, por ç’u pa? A mjafton?

Jo! Ndoshta duhet të ketë parasysh që janë disa pyetje idiote që mbahen për vete, sepse veç se mund të lëndosh njerëz nuk sjell asgjë tjetër!

VIDEO: