Një episod i pazakonshëm ka ndodhur dje me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, pas fjalimit në një universitet në shtetin e Karolinës së Veriut.
Biden pas përfundimit të fjalimit 40 minutësh u hutua duke menduar se është në konferencë për media me ndonjë mysafir dhe pas përfundimit të fjalimit është kthyer t’i shtrëngojë dorë “mysafirit” duke qenë i pavetëdijshëm për një moment se ishte i vetëm në podium.
Nga video-incizimet që dolën nga ngjarja në fjalë shfaqin shefin e Shtëpisë së Bardhë duke u kthyer në të djathtë për t’ia shtrënguar dorën “njeriut të padukshëm”.
Pas përfundimit të fjalimit, presidenti Biden u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit.
Për shkak të moshës 79-vjeçare të presidentit Biden, republikanët i kanë kërkuar që ta bëjë testin kognitiv në disa raste.
After Biden finished his speech, he turned around and tried to shake hands with thin air and then wandered around looking confused pic.twitter.com/ZN00TLdUUo
— Washington Free Beacon (@FreeBeacon) April 14, 2022