Sonila Meço ka folur për fillimet e saj në gazetari. Duke kujtuar edhe njëherë ngjarjet që ka përjetuar si gazetare, nuk mund të kalojnë pa vëmendje edhe një sekuencë ku ajo shfaqej duke u puthur me Edi Ramën.
Por duket se ky moment ka kaluar ‘shkarazi’ nga gazetarja, që nuk ka dashur ta komentojë gjatë. Teksa u shfaq filmimi që i përket viteve më parë, Sonila u mjaftua duke thënë se “Atë puthje nuk e mbaja mend”. E ftuar në emisionin e Top Channel, “Ëndërrtjerrësit”, ajo i është rikthyer edhe njëherë kohës kur punonte në këtë televizon, duke komentuar shumë ngjarje, por jo puthjen e famshme me kryeministrin e sotëm, Edi Ramën.
Sonila Meço: Atë puthje nuk e mbaja mend, si quhet kjo tani, është mungesë koherence nga ana ime?
“Gabon kur je e re”, e ka plotësuar Dudushi ku kanë plasur edhe të qeshurat.
“I riu si veriu”, ka shtuar Sonila duke e mbyllur me kaq.
Në minutën 3:00