Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duket se nuk i ka mirë punët me kuzhinën. Ka qenë vajza e tij, Aleksia, ajo që përmes një videoje ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale pasionin e të atit, gatimin.
Siç duket në shtëpi gatuan vetë ministri, por teza e pasioni për kuzhinën kompromentohet nga vetë rezultati. Patatet janë të djegura dhe nëse pasioni i Peleshit do të kishte pasur dhe një dozë përkushtimi, ndoshta kjo gjë nuk do të kishte ndodhur…