Një video brenda ambienteve të TV Klan është duke bërë xhiron rrjetit. Në pamjet e publikuara nga balerini, Grines Fezollari, shihet se ai është përfshirë në një debat ku dhe është kërcënuar nga një tjetër person i stafit “Zemër Luana”.
“Mos e ngre zërin me mua se të rropa këtu në vend sepse nuk e di me kë po flet, të derdh këtu në tokë. Mos ma ngri zërin mua se të thyej kockat një nga një”, dëgjohet në video, teksa më tej një vajzë identiteti i të cilës nuk dihet përpiqet që ti qetësojë.
E teksa balerini përpiqet që ti sqarojë personit në fjalë situatën dhe punën e tij, ai vijon debatin. Nuk dihet ende nëse ky debat është vërtet një i tillë, apo është thjesht një nga lojërat e moderatores Luana Vjollca, e cila që në puntatën e parë paralajmëroi supriza dhe të papritura për këtë sezon të ri të emisionit.
Ndërkohë, vlen për tu përmendur suksesi i puntatës së parë të emisionit “Zemër Luana”, ku në vetëm 3 ditë arriti që të kapë shifrën prej 1 milionë klikimesh, shifër e cila u prit me ëmbëlsira dhe pije nga stafi.