Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Por Alma na ka pezantuar me vajzën dhe ka treguar se ajo jeton në Gjermani ku ndjek studimet. Gazetarja është e divorcuar me partenrin e saj, babin e Arbës, për të cilin ka folur vetëm në një intervistë së fundmi në “Natën me Aulonën”.

Gazetarja tregon se familja e ish-bashkëshortit ishte e pasur, por kjo nuk e tundoi atë të mos i jepte fund martesës që nuk e bënte të ndjehej e lirë.

“Unë kam bërë gjithmonë rebelen. Edhe kur kam qenë e martuar me babain e vajzës, familja e tyre ishte shumë e pasur dhe vetëm unë mund ta ndaja. Vetëm unë mund ta bëja këtë gjë, pasi mund të bëja kompromis shumë të mirë. Por unë doja të isha unë. Kur hy në shtëpi dua ta përplas derën dhe s’dua të më thotë njeri pse e përplase derën. Unë e kam bërë (divorcin) dhe nuk jam pishman. Po mos ta kisha bërë nuk do isha sot këtu. I them dhe vajzave dhe grave që janë në situata të tilla: Bëjeni”, tregon Alma.