Zbardhen detaje rreth ngjarjes ku një efektiv policie dhe i afërmi i tij u dhunuan me shkopa bejsbolli nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Polici dhe i afërmi i tij janë sulmuar dhe dhunuar me shkopa bejsbolli nga të paktën 7 persona, të cilët i kanë bërë pritë efektivit të policisë, i cili po lëvizte me automjet.

Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Video e marre nga News 24:

Edhe pse tenton të largohet dhe të mbrohet, efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. Efektivi dhe i afërmi i tij kanë tentuar vetëm të mbrohen nga agresorët.

Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.