
Transmetimi LIVE është i paparashikueshëm dhe këtë na e ka vërtetuar një spikere së fundmi. Një mizë hyri në gojën e saj dhe e gjetur në një situtatë të papritur, ajo e gëlltit dhe vazhdoi të jepte lajmet.
Farah Nasser, e cila është një spikere e Kombëtares Globale në Kanada, ndau pamjet e sprovës në Twitter. Në pamje, ajo fillon të prezantojë një histori për përmbytjet e Pakistanit. Por shprehja e saj e fytyrës ndryshon ndërsa ajo gëlltit një mizë.
“Ndajeni sepse të gjithë kemi nevojë për të qeshur këto ditë. Rezulton se nuk është vetëm @fordnation, unë gëlltita një mizë në ajër sot,” tha ajo.
https://youtu.be/GJAwKwudslI