Një apartament në katin e 9-të të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “Rrugës së Kavajës” në kryeqytet.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, teksa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

VIDEO

Zjarri është përhapur jashtë apartamentit për shkak të veshjes së pallatit me polesterol.