Top Albania Radio ka gjithmonë surpriza. Të ftuarit vihen në lojë dhe sigurisht i marrin gjithnjë me sportivitet, duke i ofruar publikut humor dhe të qeshura.
I fundit që ra në grackë ishte Ylli Baka. Këngëtari u telefonua për t’i thënë se në eventin e fundit ku kishte marrë pjesë mungonte një shishe verë dhe nga kamerat e sigurisë rezultonte se hajduti ishte ai.
“Unë vetëm e këndoj tre hajdutët, nuk jam vetë hajdut,” – u shpreh këngëtari i cili shkaktoi të qeshura në studio.
Kujtojmë se Ylli Baka është një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët. Ai konisderohet si bibil i muzikës popullore të jugut.
Hitet e tij janë të shumta dhe këndohen nga të gjithë në dasma e ahengje të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri por kudo në trojet tona dhe kudo ku ka shqiptarë.
Përvec këngës që e qan, Ylli është një njeri që i pret mirë edhe shakatë apo ngacmimet që i bëhen në emisione të ndryshme, ndryshe nga c’mund të ndodhë me personazhe të tjerë.