Nga Redaksia Investigative-Gazeta Jonë

Gazeta Jonë zbulon nga kontrata se si porti i Durrësit ashtu edhe ai i Vlorës me projektin Vlora Marina kanë të njëjtën natyrë: Marrjen e pronës së shqiptarëve për të ndërtuar pallate duke i shitur pastaj me çmime marramendëse, para të cilat më pas do të futen në xhepat e oligarkëve Samir Mane dhe Geront Çela. Gazeta Jonë do të vijojë denoncimin e korrupsionit në Shqipëri, si ishulli i fundit i gazetarisë së lirë.

Në Shqipëri janë duke u aplikuar dy projekte të dyshimta, të cilat shiten si investime strategjike dhe gjoja do të rrisin numrin e vizitorëve, sidomos atyre me para, por në fakt janë projekte të mirëfillta për ndërtimin e pallateve dhe shitjen e tyre me çmime të kripura për të korruptuarit, hajdutët, trafikantët e drogës dhe sërës së tyre.

Në foto: Samir Mane. Vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve
Në foto: Samir Mane. Vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve

Bëhet fjalë për Durrës Marina and Yachts si edhe Vlora Marina. Ndërkohë që mediat janë mbushur me të drejtë me lajme kundër masakrës që po ndosh në portin e Durrësit, askush nuk flet për portin e Vlorës, ku po ndodh e njëjta gjë.

Në fakt, ashtu si porti i Durrësit që po i merret shqiptarëve dhe po u jepet sheikëve arabë (ose politikanëve shqiptarë në prapavijë), porti i Vlorë po u merret shqiptarëve po ashtu dhe po u jepet oligarkëve Samir Mane dhe Geront Çela i Brunesit.

Mirëpo, askush nuk flet për këtë të fundit për shkak të buxhetit të madh të marketingut që kanë këta dy personazhe të njohur në Shqipëri.

Ne foto Gerot Cela. Vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve
Ne foto Gerot Cela. Vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve

Të gjitha mediat janë të mbushura me reklama të kompanive të Samir Manes dhe Geront Çelës, prandaj edhe nuk flet njeri.

Madje, Sali Berisha ishte pak ditë më parë në Vlorë dhe në vend që të fliste për masakrën që Samir Mane dhe Geront Çela po bënin në portin e Vlorës, vijonte e fliste për portin e Durrësit.

Një hipokrizi e paparë!

Ashtu si në Durrës, Mane dhe Çela kanë marrë portin e Vlorës dhe po bëjnë pallate aty dhe një port jahtesh duke e spostuar portin e qytetit diku tjetër.

Krahas mediave oligarkët Mane dhe Çela i kanë mbyllur gojën edhe politikanëve, të cilët po ashtu nuk po ndihen.

Kush po bën pallate në te porti i Vlorës

Marina Rezidences Vlorë  është subjekti që po angazhohet për ndërtimet rezidenciale në projektin e portit turistik të Vlorës që ka fituar statusin e investimit strategjik në 29 mars 2021 nga Këshilli i Investimeve Strategjike.

Marina Rezidences Vlorë zotërohet nga Marina di Valona, Balfin Group dhe Brunes.

Kompania Marina di Valona po ashtu është në pronësi të Geront Çelës duke e bërë atë një aksioner kryesor në këtë investim (të paktën në letra), kurse Samir Mane duket aksioner në minorancë (të paktën në letra).

Pallatet ne portin e Vlores
Pallatet ne portin e Vlores

SKEMA

Samir Mane dhe Geront Çela morën 165 mijë metër katrorë ndërtim me 1 euro

Kontrata e famshme e koncesionit të Portit të Vlorës është e mbushur me favorizime për biznesmenët Çela dhe Mane dhe e blinduar në nenet e saj me gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit në rast konfliktesh.

Sipas kontratës, për 22 milionë eurot që shteti gjasmë e detyron Samir Manen dhe Geront Çelën të investojnë në Portin e Vlorës, biznesmenët përfitojnë gjithashtu edhe nga mbrojtja ligjore që i jep statusi i investitorit strategjik.

Çfarë do të thotë?

Në çdo proces gjyqësor që mund të ngrenë palë të treta për koncesionin, Samir Mane dhe Geront Çela duhet të mbrohen nga shteti shqiptar. Kontrata i lë atyre “vetëmbrojtjen” vetëm në rastet kur konflikti është me persona, apo kompani me pronat kufitare.

Favorizimet nuk mbyllen me kaq. Po me statusin e investitorit strategjik ata përfitojnë nga taksat e reduktuara, përparësitë në lejet zhvillimore dhe lehtësi të tjera që i njeh ligji me anë të të cilit janë shpallur investitorë të tillë.

Kontrata parashikon gjithashtu që brenda një muaji nga hyrja e saj në fuqi, pra nga data 13 tetor, kur është botuar në Fletoren Zyrtare, Samir Mane dhe Geront Çela mund të nisin ndërtimin e rezidencave dhe godinave shumëkatëshe, përfshirë këtu hotelin 34-katësh, që sipas projektit të propozuar do të jetë me pesë yje.

Projekti prezantohet me tre përbërës kryesorë; zhvillimi i marinës, që do të shërbejë si vendparkim për jahtet, zhvillimi i hapësirave publike përreth, duke përfshirë edhe parkun dhe lidhjen me lungomaren dhe zhvillimi i zonës komerciale dhe rezidenciale në afërsi të marinës.

Për zhvillimin e marinës projekti parashikon që punimet të përmbyllen brenda tre viteve. Në kapitullin e posaçëm për këtë në projekt thuhet: “Ndërtimi i marinës do të jetë një risi dhe një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në qytetin e Vlorës. Në të do të mund të parkohen varka, skafe dhe jahte të të gjitha llojeve. Ndërtimi pranë qytetit e bën interesante dhe tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. Është parashikuar që të realizohet në një afat prej tre vitesh”.

Kaq është i gjithë përshkrimi mbi zhvillimin e marinës, pra të portit. Madje, në këtë përshkrim të vret veshët fjala “ndërtimi pranë qytetit” sikur nuk ka port ekzistues, por ai po ndërtohet tani nga biznesmeni Samir Mane.

Projekti nuk flet në këtë pjesë për asnjë kosto financiare, sepse ndoshta nuk ka fare dhe biznesmenër Çela dhe Mane po marrin të gatshëm një port për 35 vite me çmimin një euro.

Kjo mund të jetë njëra arsye që në kapitullin e “Analizës financiare të projektit” kalohet direkt në analizën financiare të përbërësit të dytë të projektit, ai që ka të bëjë me koston e resortit rezidencial.

Këtu llogaritë janë të thjeshta. Samir Mane dhe Geront Çela kanë marrë 57 mijë e 500 metër/katrorë tokë për zhvillim. Nga kjo, rreth 39 mijë janë truall për ndërtim, që sipas projektit do të përkthehet në 165 mijë sipërfaqe ndërtimore, ose e thënë më thjesht 165 mijë metër/katrorë apartamente, parking, e hotele.

Kosto e ndërtimi është llogaritur 340 euro për metër katrorë dhe ajo e shitjes 750 euro metër katror.

Projekti parashikon ndërtimin e 663 apartamenteve rezidenciale nga biznesmeni Samir Mane që do të kenë një sipërfaqe totale prej 53 mijë metrash katrorë me kosto ndërtimi 340 euro për metër katrorë dhe çmim në shitje të parashikuar 750 euro.

14 mijë e 500 do të jetë sipërfaqja e ambienteve të shërbimit, pra lokale, bare e restorante. Edhe këto llogariten me kosto ndërtimi 350 euro për metër/katrorë, por me çmim shitje 1250 euro për metër katror.

Në total, kostoja e ndërtimit për apartamentet vlerësohet në projekt rreth 18 milionë euro, ndërsa të ardhurat në shitje rreth 38.5 milionë euro. Pra, një fitim mbi 20 milionë euro vetëm për këto njësi.

Për zonat e shërbimit, baret, lokalet e restorantet, kostoja totale e ndërtimit në projekt vlerësohet rreth 5 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga shitja e tyre vlerësohen të paktën 17.5 milionë euro, pra mbi 12 milionë euro fitim.

Në fund janë 15 mijë metër/katrorë parkingje me kosto ndërtimi 150 euro për metër katrorë. Projekti parashikon ndërtimin e 500 vendeve të parkimit, ku një i tillë do të shitet 5 mijë euro. Për parkingjet, kostoja e ndërtimit është 2.25 milionë euro dhe të ardhurat nga shitja e tyre 2.5 milionë euro, pra 275 mijë euro fitim.

Në total, në vitin 2027, sipas projektit të Samir Manes, ai do të ketë shpenzuar 25.5 milionë euro për ndërtimin e apartamenteve, njësive të shërbimit dhe parkingjeve, ndërsa do të ketë arkëtuar 58.6 milionë euro, 33.1 milionë euro fitim.

Këto janë fitimet vetëm nga shitja e apartamenteve, parkingjeve dhe njësive të shërbimit. Fitimet mbulojnë kostot e ndërtimit të dy hoteleve, njëri me 5 yje që do të ngrihet buzë detit dhe tjetri në skajin perëndimor të projektit. Kosto totale e dy hoteleve është përllogaritur rreth 31 milionë euro.

Hotelet do t’i mbesin në pronësi Samir Manes dhe Geront Çelës, që parashikon që të shfrytëzojë me 45 për qind kapacitetet e tij përgjatë të gjithë vitit me një çmim prej 80 euro për dhomë në natë. Hoteli i parë, me 5 yje do të ketë 125 dhoma. Hoteli i dytë do të jetë në skajin perëndimor të projektit, pra më në thellësi. Ai është parashikuar me 4 yje dhe me 43 dhoma.

Si për të vulosur talljen dhe fshehur grabitjen e pronës publike, në projekt Samir Mane dhe Geront Çela na thonë se po na kursejnë nga ngritja e godinave shumëkatëshe në vijën e parë, “pavarësisht presionit të lartë për pasuri të patundshme në këtë pjesë kryesore të projektit”. Ata thonë se “nuk ngritën ndërtesa të larta në vijën e parë, për të mos i bërë hije lungomares dhe për të mos ndikuar negativisht në tërësinë e përvojës bregdetare”. /Gazeta Jonë

Vlora Marina samir mane geront cela Vlora Marina samir mane geront cela  Vlora Marina samir mane geront cela