Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i shqiptarëve në Greqi, ku u ekzekutua Irakli Davella, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Edi Lolo.

Viktima Irakli Davella 47 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili njihej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis. Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.

I plagosuri Edi Lolo 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte kthyer nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë. Lolo ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh./gazetajonë