Disa ditë më parë Aleksandër Sadikaj, u ekzekutua në një atentat mafioz me tritol në Tiranë.

Pamjet e ekzekutimit të 27-vjeçarit shokuan rrjetin, pasi u përhapën me shpejtësi. Së fundmi, partnerja e Sadikaj, Inva Kurti, ka bërë një dedikim në rrjetet e saj sociale. Por, çfarë bëri më shumë përshtypje është identiteti i të dashurë së viktimës.

“Prapaskena” ka mësuar se Inva Kurti është e bija e Avni Kurtit, taksistit më tē njohur në Shqipëri dhe më gjerë, i cili pushtoi rrjetet sociale disa vite më parë, me anë të disa videove origjinale dhe shprehjeve që ‘ngjitën’ në opinion. Bëhet fjalë për personazhin që thonte ‘Jam nana, hajde pi kafe’.

“Ah moj beb, kjo botë ishte shumë mizore per ty. Një ëngjëll si ty i duhej zotit lart.Na le me vuajtje dhe pikë në zemër, por mjafton që ti të jesh prehur i qetë në paqe. Vetëm ideja qe je pranë Zotit më bën të ndihem mirë se me mirë se ai nuk kujdeset dot askush per ty. Çdo vepër të mirë që ke berë mbi tokë do ta nxjerr në pah koha dhe drejtësia. Çdo moment i yni me mungon. Ishe njeriu qe desha me shumë në këtë bote dhe ne botën tjetër. Mezi po pres të të takoj.Nuk jetohet në këtë ferr. Më prit, TE DUA SHUMË.

Gjysma ime, nuk po të gjej dot se ku je. I kam parë te gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je më. Me ke ikur larg dhe s’po të arrij dot. Më duket një jetë pa ty. Më ka marrë malli shumë për ty bebi. Ti më shikon mua po unë s’të shikoj dot ty. Kjo nuk është e drejtë. Më përqafon me erën, po unë s’të përqafoj dot. Nuk ka asgjë kuptim pa ty. Çdo gjë është gri, s’ka ngjyra. Nuk ka më jetë as gëzim. Nuk ka më asgjë. Hajde te bebi jotë të jemi përgjithmonë bashkë sic më kishe premtuar,”-shkruan Inva.