Teksa po bëhet rreth 1 vit nga zhdukja e të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, ende mbetet mister fati i tij, nëse është i gjallë apo i vdekur.
Gjithsesi, familjarët e tij vazhdojnë “luftën” me shtetin ku kërkojnë kthimin e pronave të sekuestruara.
Së fundmi, ata kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkojnë zhbllokimin dhe rikthimin e pasurive të sekuestruara pak muaj më parë. Ndërkohë në kërkesë figuron se kërkues është edhe vetë Ervis Martinaj.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.
Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, ka sekuestruar pasuritë në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij, me argumentin se dyshohet të jenë krijuar nga aktivitetet kriminale. Ndër pasuritë e sekuestruara janë apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.
Kërkesa për rekurs
PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
Dorëzuesi: MUSTAFË MARTINAJ, VASILIKA MARTINAJ, ERVIS MARTINAJ, DRENCIA MARTINAJ, ERJONA MARTINAJ, ROBERTA MARTINAJ, DARIS KACORRI, ALFIO KAÇORRI, VALENTINO KAÇO
Data e regjistrimit: 01.06.2023
Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Hetimit Paraprak / Kërkesë për Sekuestrim (Neni 207-220 K.Pr.P)]
Inicializuar: Rekurs Statusi i çështjes: Regjistrim Ardhur prej: Objekti i padisë/akuzës: Sekuestrim i pasurive, si më poshtë vijon: Shoqëria “King Kasino” sh.a, statusi i pezulluar me dt. 20.05.2015; 50% të aksioneve dhe aseteve të shoqërisë “Alba Telecommunication” sh.p.k; shoqëria “Mati Union” sh.p.k, shoqëria “Martinaj E.M” sh.p.k, shoqëria “Real Fenix”, subjekti “Drenica Martinaj PF”, Subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E Energy” sh.p.k, 21% të aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E. Gjader”, etj.
Baza ligjore: Nenet 3-7, 11, 12, 14, 15 te ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
Objekti i kundërpadisë: Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët:
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Relatori: Sander Simoni