Ndërkohë që për rritjen e rrogave bën vetëm premtime, qeveria nuk pret për të miratuar ligjet që rrit taksat për qytetarët. Kështu, një javë më parë ajo botoi në Fletoren Zyrtare vendimin që rriste çmimet e referencës së apartamenteve, e rrjedhimisht sillte rritje të pagesës vjetore të taksës së pronës, pasi baza e llogaritjes është vlera e shtëpisë.

Aktualisht, taksa e pasurisë referuar ligjit që u miratua në 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve, ndërsa me drafligjin e ri parashikohet që të jetë Nga 0.1% deri në 0.2%.

Mediat: Ilir Shtufi , Agim Zeqo dhe Gerian Kuka pas kullës në Tiranë? Skandali I inceneratorëve nxjerr kokën te Mount of Tirana ?

Pa kaluar pak ditë kohë ministria e financave ka nxjerrë dje një projektligj sipas të cilit, qytetarët do të jenë të detyruar që çdo vit të bëjnë sigurimin vjetor të banesës, përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizimi. Ky projekt-ligj i nxjerrë për konsultim publik, detyron pronarët e një banese të paguajnë një policë sigurimi që rinovohet çdo 1 vit.

Por sa do të kushtojnë të dyja këto taksa për xhepat e qytetarëve?

Sot, një apartament në Tiranë paguan afërsisht deri në 100 euro në vit në faturën e Ujësjellësit, për taksën e pronës. Kjo shifër pritet të 5 fishohet, duke llogaritur edhe shumën për sigurimin. Pra një apartament 100 m2, në total do të paguajë 500 euro taksë e sigurim nga viti i ardhshëm. Kjo pasi çmimet minimale për sigurimin e ndërtesave fillojnë nga 100 euro prim për 100 mijë euro dëm.

Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh ne një vlerë që përcaktohet sipas metodologjive te qeverise. Për subjektet që nuk blejnë primin do ketë masa.

E gjitha do të jetë e detyrueshme pasi kush nuk siguron banesat nuk merr shërbim në e-Albania dhe as në QKB.

Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk do të përfshijë kompanitë private të sigurimeve, por do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit.