Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Kivanç Tatlitug është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në Twitter.
Bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Kurt Efe. Kivanç është shprehur se lumturia e tyre në këto momente është e papërshkrueshme.
Kurt ishte emri i aktorit në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”. Ai dhe bashkëshortja kanë zgjedhur këtë emër pasi ata njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.