Disa turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës me simptoma të helmimit nga ushqimi.
Mësohet se ata janë turistë polakë dhe kanë udhëtuar sot nga Shkodra në Vlorë.
Në gjendje më të rënduar paraqiten rreth 25 prej tyre, kryesisht të moshës 10-14 vjeç.
Burime pranë spitalit të Vlorës bënë të ditur se bëhet fjalë për intoksikacion nga ushqimi.
Fëmijët kanë ardhur me autobus nga qyteti i Shkodrës dhe kanë udhëtuar drejt Karaburunit.
Mjekët nuk përjashtojnë edhe një gjendje të shkaktuar nga koha e gjatë në diell, megjithatë analizat do të përcaktojnë qartë shkaqet.
Bruna Mersini, drejtoresha e spitalit rajonal të Vlorës, thotë se janë rreth 20 fëmijët që po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa shkaqet e helmimit pritet të zbulohen.