Ka disa fije që lidhen me të njëjtin personazh për një seri vrasjesh mafioze dhe zhdukjen e dy personave, por ende mungojnë provat e mjaftueshme për të dalë në konkluzione. Ai që është përmendur shpesh si i dyshuar si emërues i përbashkët i ngjarjeve është shtetasi Ledjan Alushaj. Një personazh ky që del si I dyshuar për implikim në vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Ekzekutimi i këtij të fundit u bë më 11 qershor të vitit 2022 tek rrethrrotullimi, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij, i mori jetën në vend të riut.

“Para një viti e gjysëm ma kanë vrarë djalin kanë vënë eksploziv tek makina. Kemi fakte, kemi argumenta, kemi dëshmitarë që dëshmojnë për këto. Kemi shkuar dhe në polici dhe kemi deklaruar që na e ka vrarë shoku i tij i ngushtë që hante dhe pinte këtu me të Ledjon Alushaj”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Në këtë rrëfim nëna e Sadikaj tregon se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore. Një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë rëndom. Kjo, doli zbuluar edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku organizatorët merrnin pjesë edhe në ceremoninë mortore të viktimës për të shuar dyshimet.

“Vrasësi i djalit erdhi në funeral dhe i mbajti arkivolin”

Ka ardhur vetë presoni që e ka vrarë shoku i tij e ka ngritur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesëne  fundit ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime puthe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin’ u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj

Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e përgjegjësisë, ajo zbulon disa të dhëna që sipas saj e kanë bërë të jetë e bindur në pistën që tregon.

“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojë që i kanë çuar makinën tek dajua e Ledit në Cakran më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqaj e Aleksandrit që dëshmojnë për këtë punë. Që e çoi për ta rregulluar, po pse duhej ta çonte në Cakran të Fierit kur ka plot servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm një materiale ndërtimi atje. Atje u është vënë eksplozivi”. u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për tu takuar me të, pasi donte të dinte variantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.

“Kam shkuar deri te shtëpia deri te BlueSky dhe nuk më ka dalë më ka bërë bisht dhe ka ikur kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte dhe i thosha lëre dhe tavolinën mos e paguaj se ishte shoku i djalit dhe ai nuk pranoi as të fliste me mua”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Nëna e Sadikaj: Theodhorin dhe Krasniqin i zhduku ai që vrau djalin tim

Silvana Sadikaj mendon se e njëjta dorë që ka vrarë të birin ka vrarë edhe dy të zhdukurit në Sarandë. Nuk dihet nëse është mllefi apo ka gjëra të fshehura që familjarët nuk po i tregojnë për të plotësuar pazëllin e të gjithë kësaj historie.

“Dy të zhdukurit në Sarandë, Ledioni i ka vrarë, edhe Gazin nga Gjirokastra, Ledioni e ka vrarë. I di dhe shtete këto të gjitha se ne i kemi denoncuar edhe në polici. Dy të zhdukurit në Sarandë çfarë lidhej kishin me Ledionin? Shokë, ai i bën shokë edhe i vret pastaj. Ledioni i vret njerëzit këto për një tokë për një pëllëmbë, pse i ka dhënë një pëllëmbë Ledioni e vret me plumb, pse e ka shok xhelozon. Djalin tim e ka vrarë vetëm nga xhelozia mendoj unë se ishte një kalorës i shkëlqyer këtu mendoj unë”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, të njohur më nofkën “Sanço” do të vritej një tjetër personazh i njohur. Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai njihej si pronar i një hoteli të njohur në Sarandë.

Atje kishte qëndruar disa ditë para ngjarjes edhe shtetasi Ledjan Alushaj së bashku me një shtetas të njohur si “Xhino”. Referuar dëshmisë së nënës së Sadikajt dhe disa të dhënave të tjera, kanë ngritur një pistë që mund të lidhë zhdukjen e dy personave në Sarandë me vrasjen e biznesmenit Papa. Ai, njihej si një personazh i dyshuar në trafik droge. Saga e hakmarrjes që i mori jetën, dyshohej pikërisht një konflikt për zhdukjen e 800 kilogramëve kanabis në Greqi.