Një vit më parë, u zhdukën në rrethana misterioze në Sarandë Leonard Theodhori i njohur me nofkën Koçolja dhe miku i tij nga Fieri Fatmir Sulovari alias Krasniqi.

Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” ka sjellë një investigim të zgjeruar mbi ngjarjen mafioze, pistat e hetimit dhe personat e dyshuar.

Pranverën e vitit 2023, në Sarandë u zhduk një prej të fortëve të qytetit së bashku me një mik nga Fieri, pjesëtar i një prej familjeve më me autoritet atje. Bëhet fjalë për Leonard Theodhori i njohur me nofkën “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Të dy këta persona humbën gjurmët me familjarët e tyre në 6 prill të vitit 2023. Në këtë dokumentar, Inside Story do të zbërthejë përpjekjet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Vajta në komisarja unë ditën e 3, s”donte të më fuste i thash do më fusësh se më ka humbur djali. Kush e merr atë më tha se ai është i shkathët është artist atë nuk e merr asnjë…”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit

Denoncimi i familjarëve në polici, nuk u mor shumë seriozisht në momentet e para. Në momentet e para zhdukja e dy personave u konsiderua largim u vullnetshëm. Kërkimet nisën vetëm pas disa ditësh, kur po qartësohej se ishim para një ngjarje mafioze. Por, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi fatin e tyre edhe pse ka kaluar një vit.

“Atje moj vajzë kur dola jashtë unë me të qarë ata nuk e nxorën direkt në kërkim e nxorën për tre ditë dhe tre kishte humbur ai vajti për 6 ditë. Ku do ta gjeja unë pastaj më thuaj ti ku do ta gjeja?” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit

“Një fakt që mua më shqetëson është qëndrimi i policisë së Sarandës. Këto fjalë si kam për policinë e Vlorës por policia e Sarandës gjatë këtyre 8 ditëve në një pauzë shumë të madhe se ëshët denoncuar nga e ëma ditën e dytë më duket ka shkuar një grup policësh aty pa u ulur fare nga makina kanë uluar xhamat dhe kanë bërë 4-5 foto edhe kaq. As ka marrë gjurmë andej makinën ka ardhur e ka marrë i zoti se ka qënë me qira është cuar në lavazh është pastruar është larë”, u shpreh Altin Gjin,

Familjarët vijojnë kërkimet edhe pse, tashmë nuk kanë asnjë shpresë  se mund ti gjejnë gjallë. Ata kërkojnë vetëm trupat e tyre për tu dhënë nderimet e fundit dhe të kenë një varr.

Konflikt për tokën?! Çfarë thotë miku i Krasniqit dhe nëna e Koçoles

Skenarë të ndryshëm intrigues, janë hedhur për fatin e Koçoles dhe Sulovarit. Pista e parë ishte ajo e konfliktit pas shitjes së një sipërfaqe toke disa herë. Pista tjetër lidhet me atë të trafikut të lëndve narkotike dhe të pazarve të prishura. Këtu, nuk përjashtohet eliminimi i tyre pas informacioneve që mund të kenë në një serial krimesh mes grupeve. Dikush, donte tu mbyllte gojën përfundimisht, pa lënë asnjë gjurmë.

Kjo që jeni duke parë është një parcel toke në fshatin Çukë të Sarandës. Toka është përvetësuar nga Leonard Theodhori dhe Niku Beduli të cilët kanë bërë pazare për shitjen e saj. Supozohet se një blerës ju ka dhënë një shumë të caktuar parash prej 20 mijë euro. Por sipas deklarimeve të nënës së “Koçoles” ajo nuk e di se kush i ka marrë këto para pasi djali i saj nuk ka marrë asgjë.

“Asnjë lekë nuk mori, do vemi ta shikosh atë tokën. Me Niko Bedulin nga Saranda shok i ngusht me atë…” u shpreh Evanthi Theodhori,

“Atje s’kisha tok fare unë e kishin të tjerët, e di të kujt janë ato tokat janë të pyjores që mblidhnim ne dafinë dhe e thanim atje. Dhe i kanë marrë këta gangsterët e Cukës të gjitha, e ja hodhën djalit tim” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.