Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar Alfonso Kolës i cili u plagos për vdekje nga bashkatdhetari i tij, Petrit Gega në Itali.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pak para se të ndodhte ngjarja, i riu ka qenë duke pirë kafe në lokalin e lagjes, ku në pak sekonda rrugica në Calcinato u kthye në skenë krimi pak sekonda. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit, të cilët kanë qenë pronarët ata që kanë denoncuar krimin.
“Fonzie, siç e quanim të gjithë Alfonso Kola, sapo kishte dalë nga dera e biznesit tim për të takuar një burrë që askush nuk e kishte parë më parë këtu. Disa klientë i kanë parë duke folur dhe më pas duke u grindur në mënyrë të gjallë. Fonzie më pas iku drejt Piazza Europa, ndërsa tjetri e ndoqi. Nga pamjet e kamerave ai shihet duke kërkuar strehim pas një makine, mbase aty është goditur me thikë”, ka deklaruar pronari i kafenesë.
Mësohet se shqiptari e ka masakruar të riun me thikë kuzhine, si dhe pas ngjarjes ka vrapuar t’u larguar dhe armën e ftohtë e la lënë në tokë.
“Unë isha brenda lokalit dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën: disa klientë vrapuan brenda në panik, duke më thënë të thërrisja për ndihmë sepse Fonzie ishte në tokë, i gjakosur”, deklaron banakeri i biznesit.
Disa orë pas ngjarjes, autori Petrit Gega, 52-vjeçari u arrestua dhe aktualisht ndodhet në paraburgim për vrasje.