Kushëriri i 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Sukth, ka treguar detaje nga ngjarja.

Në një rrëfim për News24, Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma, teksa shtoi se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve.

Mes të tjerash Arben Meta shtoi se nuk kishte dijeni nëse 38-vjeçari kishte konflikte.

“E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lash punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte.”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.