Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani që tronditi vendin vijojnë ende, teksa ka detaje të reja për provat e gjetura dhe rindërtimin e skenës.
Gazeta Jonë mëson se hetuesit kanë dyshime të forta se janë përdorur dy armë, dy thika gjatë konfliktit mes adoleshentëve.
Kjo pasi arma e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta që vetë 14-vjeçari kishte ekspozuar në rrjetet sociale.
Po kështu po hetohet për personin që largoi autorin M.P. nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve./gazetajone