Personi në foto është Leartiad Lekaj (Keka) 41 vjeç, i cili mbeti i vrarë nga një atentat me armë zjarri në Vlorë, mbrëmjen e djeshme (9 shtator).

Vendi ku ndodhi vrasja, makina e djegur e autoreve dhe viktima, Leartiad Lekaj alias Laert Keka

Viktima, Leartiad Lekaj alias Laert Keka u qëllua për vdekje rreth orës 21:50, nga persona ende të panjohur. Në njoftimin e saj për mediat, policia e Vlorës sqaroi se makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet në flakë në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”.

Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.

Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Kush ishte viktima?

Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.