Një vrasje ka ndodhur ditën e djeshme në Pejë, që ka pasur për autorë dhe viktimë, dy shtetas nga Shqipëria, më konkretisht nga qyteti i Elbasanit. Në qytetin e Pejës, një person u godit qëllimisht për vdekje nga një makinë, ndërkohë që mediat në Kosovë, kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë dhe zanafillën e këtij konflikti. Viktima është identifikuar si Ilir Osmani, ndërkohë që i dyshuar për ngjarjen është Sergio Jonuzi, të dy me origjinë nga qyteti i Elbasanit.
I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta arrestojë më vonë, dhe e ka dërguar në ambientet e paraburgimit. Sherri mes tyre ka nisur për shkak se viktima Ilir Osmani, dyshohet se i kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, i ka zënë pritë në Pejë, dhe e ka shtypur për vdekje me makinë. Mësohet se viktima dhe autori kanë pasur një proces të hapur gjyqësor në Shqipëri.
Lajmin për ndalimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një makinë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.
NJOFTIMI I POLICISË SË PEJËS:
Nga Policia Rajonale në Pejë janë bërë të ditura të gjitha detajet e incidentit tragjik, përmes një njoftimi të ri për mediat.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.
Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.”