Një 20-vjeçar është vrarë gjatë orëve të natës në Tiranë.
Gazetarët e G.J mësojnë se Stiven Toshkësi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të thikës duke ndërruar jetë në spital.
Ai është gjetur rëndë në rrugë duke u dërguar për ndihmë të shpejtë por pa rezultat.
Policia gjendet në vendin e krimit për të zbuluar rrethanat.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
—