Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.
Sipas mediave greke, autori në dëshminë e tij do të thojë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.
Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.
Dëshmia e 23-vjecares
23 vjeçarja e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta.
Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me shqiptarin kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.
E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, u shpreh se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.
Pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.