Është dorëzuar në policinë greke 45-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje shokun e tij ditën e djeshme në Selanik
Mësohet se autori është dorëzuar në policinë i shoqëruar nga avokati i tij. 45-vjeçari është baba i tre fëmijëve.
Ai dyshohet se ekzekutoi shokun e tij, një 50-vjeçar po nga Shqipëria, pas një konflikti banal. Autori ka thënë në polici se me shokun e tij kishte patur konflikt më shumë se një herë, për shkak të një borxhi që i kishte dhënë.
Krimi i rëndë u filmua nga kamera e sigurisë së një karburanti në Analipsi të Selanikut.
Nga pamjet filmike, viktima dallohet teksa mban diçka në dorë me të cilën tenton të qëllojë shokun e tij, por ky i fundit nxjerr pistoletën dhe e qëllon nga dritarja e makinës duke e lënë të vdekur në vend.
Kujdes! Pamje të rënda të momentit të vrasjes: