
Është vrarë në një atentat të mirëorganizuar bosi i mafias turke në Qipron e Veriut.
Mediat turke raportojnë se Halik Falyali, i njohur për lidhjet e tij të forta me nëntokën e pushtetin në këtë vend, u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me autokolonën e tij nga hoteli për në shtëpi.

Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, e cila ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa shoferi ndërroi jetë në vend.
Halil Falyali konsiderohet si personi më i fuqishëm në Qipron e Veriut për shkak se drejtonte të gjithë tregun e lojërave të fatit në Turqi, linjat e trafikut të drogës si edhe të pastrimit të parave.