Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kërkoi sot Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të lënë të qetë Serbinë, ndërsa nuk e kurseu gjuhën e ashpër.
“Nuk e di se çfarë lidhje ka kjo me rusët, aleatët që kërcënojnë paqen në rajon, edhe pse jemi tërësisht të rrethuar nga territoret e NATO-s.
Jo gjithmonë në vendet e NATO-s. As që mund të themi se në çfarë mënyre po i rrezikojmë me armë mbrojtëse, sepse sistemi ynë shërben për shkatërrimin e raketave të lundrimit, aviacionit armik që do të cenonte hapësirën ajrore të Serbisë. Pyes veten, si e rrezikojmë Prishtinën apo si e rrezikojmë Podgoricën në atë mënyrë? Do të ishte më mirë për ne të blinim spraj autan sepse është shumë më e rëndësishme për ne të mbrohemi nga tufat e mizave dhe mushkonjave sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë.
Përtej shakasë, thelbi këtu është dëshira për të dëmtuar Serbinë, se Serbia është gjithmonë fajtore dhe e dobët siç e përjetuan dhe e panë kur shpallën pavarësinë e Kosovës ose kur treguan se Serbia është mjaft e suksesshme vetëm kur ajo nuk e pyet veten se ku është, si apo çfarë do bëjë në të ardhmen kur ajo u shkatërrua ekonomikisht 15 vjet më parë.
Kur Albin Kurti thotë se Serbia është në panik sepse ka frikë se do të mbetet vetëm. Sot Serbia, si shtet neutral ushtarak, është e vetme në të gjithë rajonin e gjerë. Por unë dua t’i kujtoj atij diçka, ju keni parë luanë, elefantë dhe tigra në cirk, nuk keni parë kurrë një ujk në një cirk” tha ai.