Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajrore “Wizz Air” e cila është kthyer në makthin e qytetarëve.
Kjo kompani ka shtyrë me 13 orë fluturimin për në Milano, Malpensa.
Sipas denoncimit, udhëtarët do të niseshin mëngjesin e sotëm në orën 06:00 por janë njoftuar se fluturimi i tyre është shtyrë për në orën 19:00.
Pra, kjo kompani lë 13 orë në pritje udhëtarët të cilët duhet të shkojnë në Milano, Malpensa.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që kjo kompani përfshihet në skandale të tilla.
Me dhjetëra denoncime janë raportuar në Gazeta Jonë në lidhje me këtë kompani e cila thotë se është loë cost por në të vërtetë iu kushton shumë më shumë qytetarëve që duhet të presin më orë të tëra për të fluturuar ose përfundojnë gjetkë pa asnjë njoftim.