Aktorja Tiffany Haddish ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, një ditë më parë.

Audienca shqiptare vuri në dukje se fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.

Fustani është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, i cili ishte i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.

Veshja elegante nuk ishte e panjohur për syrin e shqiptarëve të cilët e kishin hasur më përpara, pikërisht në festën e ndërrimit të viteve brenda shtëpisë së “BBV”.

Fustani i zi është i gjatë dhe vëmendja tërhiqet nga detaji i argjendtë në pjesën e dekoltesë.