Këngëtarja Xheisara Frisku ka folur sërish për martesën e saj të dështuar. E ftuar në “Jeto me Orën”, Xheisara tha se ndarja erdhi pasi nuk u përshtatën. Ajo tha me humor se u martua pasi e ëma i thoshte shumë herë që të gjente një partner. Më pas shtoi se kur nuk i pëlqeu të ëmës, e kishte lënë.

 “Në përgjithësi më pyesin: “Si e ke burrin, kur do vijë burri jot?” Të them të drejtën un s’di vetë se çfarë bën burri im, edhe qesh kështu. Dhe kaloj edhe nuk iu them asnjë gjë, sepse është gjëja më e besdisshme. Nuk dua të më pyesin për jetën time personale, nëse deri dje kam nxjerrë ndonjë gjë, tani e mbrapa nuk nxjerr se nuk e di se nga dalin këto… Unë asnjëherë nuk kam dalë në asnjë vend me bashkëshortin, e vërteta është që jam ndarë. Mami më thoshte gjithë kohës “gjej burrë”, e mora njërin u martova s’i pëlqeu, e lashë. Po s’i pëlqeu mamit… më vjen keq,”- tha ajo.