Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhjen e një shume të madhe parash.

Në kërkim janë shpallur Elton (Fatjon) Lika, 40 vjeç, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Personat në fjalë më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.