Ylli Limani dha së fundmi një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan. Mes të tjerash këngëtari foli për fillimet e karrierës së tij.

Ai tha se asokohe vishej skandal, por tani ka filluar t’i kushtojë më shumë rëndësi pamjes së jashtme. “Futu tek paraqitjet e mia ose klipet e mia dhe e sheh një tmerr”, u shpreh Ylli.

Këngëtari shtoi se tani konsultohet vazhdimisht me stilistin e njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.