
Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, duke qenë se i përfundoi mandati, është emëruar drejtuesi i ri.
Enea Karakaçi do drejtojë grupin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.
Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012 dhe njihet si i besuari i Belinda Ballukut, teksa nëpër korridoret e institucionit e thërrasin edhe si “zari i ministres”.
Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.
Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.