Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, duke qenë se i përfundoi mandati, është emëruar drejtuesi i ri.

Enea Karakaçi do drejtojë grupin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.

Ardian Cela shkarkohet nga OSHEE , tani e pret SPAK-u : Si e “hëngri” Belinda Balluku drejtorin e famshëm

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012 dhe njihet si i besuari i Belinda Ballukut, teksa nëpër korridoret e institucionit e thërrasin edhe si “zari i ministres”.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Arrestimi nga SPAK i Vangjush Dakos është i paplotë pa u prangosur edhe Ardian Çela , “mëkatet” i kanë bërë bashkë

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.