
Mësohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me një plumb në kokë në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Zaka nga Lushnja.
Zaka u gjet i pajetë ditën e sotme në oborrin e banesës në Salamis, nga një mik i tij i cili njoftoi policinë.
Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa policia greke thotë se po punon për identifikimin e autorit.