Një 17-vjeçar dyshohet se është autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali.
Adoleshenti është arrestuar nga policia italiane, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një krim seksual.
Sipas mediave vendase, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë pasur një raport intim mes tyre dhe kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar. Por gjatë takimit, për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.
Gjithçka është zbuluar pasi gjatë krimit, i mituri ka plagosur dorën e tij me thikën me të cilin vrau 39-vjeçarin shqiptar, duke lënë gjurmë ADN-je në trupin e viktimës dhe në armën e krimit.
Pas ngjarjes, 17-vjeçari ka marrë thikën me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.
Shqiptari u gjet i vdekur më 20 janar në një zonë të pyllëzuar në provincën e Trevisos, pasi u shpall i zhdukur nga familja. Ai u gjet i zhveshur nga mesi e poshtë, e po ashtu kishte shenja që tregoni nse ishte vrarë menjëherë pas një akti seksual.