“Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në Tiranë këtë vit. Gjithashtu janë bërë me dije të tjera detaje.
Së fundmi, në një intervistë për T7, Shpat Begolli, anëtar i ekipit administrativ të festivalit ka zbuluar edhe se ku do të vendoset skena e madhe ku do të performojnë artistët.
Begolli shtoi se vendndodhja e “Sunny Hill Festival” do të jetë në parkun pranë liqenit artificial.
“Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, ka thënë ai.