Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në Dimal të Beratit. Banesa në fshatin Pobrat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Policia sekuestroi 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Për këtë rast u arrestua pronari i banesës B.R. 21 vjeç dhe dy vëllezër I.B. 29 vjeç dhe F.B. 25 vjeç, të dy banues në Fier.

29-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit R.M, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.