
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.
Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.
Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.
I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga nëna e viktimës.
Koka e grupit, Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.