Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka vendosur të anulojë të gjitha koncertet dhe performancat e tij, pas vdekjes së mikut të tij Brilant Martinaj.
Me anë të një postimi në insta story, Stresi shkruan se ka nevojë për qetësi, duke lënë të kuptohet se miqësia e tij me 22-vjeçarin që u vra në atentatin e djeshëm në Fushë-Krujë ka qenë e rëndësishme dhe e vjetër.
“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi.”- shkruan Stresi në postimin e tij.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, reperi zbuloi se ishte mik i ngushtë me Martinajn.
“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi gjatë ditës së djeshme në një postim në Instagram, ku publikoi edhe disa mesazhe të shkëmbyera me viktimës.