Mbretëresha Elizabeth II ka takuar për herë të parë stërmbesën e saj Lilibet, vajzën e Princit Harry dhe Meghan Markle. Takimi i tyre ka zgjatur 15 minuta.

Sipas mediave të huaja, edhe pse festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth kanë përfunduar, detajet e udhëtimit të Princit Harry dhe Meghan Markle ende po rrjedhin. Meghan dhe Harry donin foto të mbretëreshës dhe Lilibet, por ndihmësit mbretërorë ishin të bindur se kjo nuk mund të ndodhte.

Mbretëresha nuk mori pjesë në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet në Frogmore Cottage të shtunën. Në vend të kësaj, familja, duke përfshirë djalin e Archie, e vizituan atë në Kështjellën ëindsor të enjten, më 2 qershor.